Diskutime për të burgosurit/ Ukrainasit shpresojnë për një shkëmbim për Vitin e Ri me Rusinë

Ukrainasit shpresojnë për një shkëmbim të burgosurve për Vitin e Ri me Rusinë. Një zyrtar i Kievit ka deklaruar për mediet se ka ende kohë për arritjen e qëllimit edhe pse shton se gjithçka mund të dështojnë në minutën e fundit.

Petro Yasenko nga Shtabi i Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës ndër të tjera deklaroi se negociatat me Moskën për këtë pikë po komplikohen.

Ai pranon se ka ushtria e Moskës ka bërë përparime në vijën e frontit, duke vështirësuar gjetjen e një mundësie për të kryer ardhjen e ukrainasve në tokën e tyre.

Vetëm në vitin 2024, u realizuan 10 shkëmbime të realizuara, numri më i ulët që nga fillimi i pushtimit të Rusisë. Mendohet të jetë ende mbi 8,000 persona që janë robër në Rusi.

Një çift ukrainasish, të quajtur Lena dhe Andruiy, u kapën në vitin 2022, por vetëm gruaja u la e lirë.

Tashmë edhe familjarët janë në ankth me afrimin e ndërrimit të viteve. Në qendër të Kievit, të afërmit dhe aktivistët u mblodhën për një demonstratë për Krishtlindje për të bërë thirrje për lirimin e të burgosurve.

Tashmë agresioni rus mbi ukrainë po hyn në vitin e tretë ndërsa mijëra janë vrarë e miliona janë larguar nga banesat e tyre.