VIDEO/ Autobusi rrëzohet në një përrua në Indi, 8 të vdekur dhe 26 të plagosur
Të paktën 8 persona u vranë dhe 26 të tjerë u plagosën kur një autobus u rrëzua në një përrua në shtetin verior të Indisë Punjab.
“8 persona, duke përfshirë një vajzë 2-vjeçare, humbën jetën në aksidentin e sotëm”, tha Shoukat Ahmad Parei, një zyrtar i qarkut Bathida ku ndodhi aksidenti.
Sipas tij, drejtuesi i autobusit dyshohet se kishte tejkaluar shpejtësinë dhe humbi kontrollin teksa kalonte një urë, duke bërë që mjeti të zhytej në përrua.
Policia indiane po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
#Punjab l TRAGEDY STRIKES!
— Lokmat Times Nagpur (@LokmatTimes_ngp) December 27, 2024
8 killed, 20+ injured in horrific bus accident in Bathinda. Bus crashes into drain, locals rush to rescue. Thoughts with the families of the victims.#BathindaBusAccident #RIP #Bhatinda #Tragedy #Accident #BusAccident #BreakingNews pic.twitter.com/Jsir5cdoww
