Vendoste dënimet me vd*kje në burgun famëkeq "Sendaya", arrestohet në Siri ish-drejtori i drejtësisë ushtarake
Forcat e sigurisë të autoriteteve de fakto të Sirisë arrestuan sot në Tartus në Sirinë perëndimore një zyrtar të lartë të regjimit të rrëzuar të Bashar al-Assad. Arrestimi i gjeneralit dhe ish- drejtorit të drejtësisë ushtarake, Mohammed Kanjo Hassan u zhvilluar gjatë një operacioni të organizuar nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Gjenerali nën regjimin e Bashar al-Assad ishte përgjegjës për vendosjen e shumë dënimeve me vdekje në burgun famëkeq Sendaya pranë Damaskut. Ai u arrestua në vendndodhjen Khirbet al-Maza së bashku me 20 anëtarë të personelit të tij. Ndër simbolet më të fuqishme të rënies së Damaskut ishte çlirimi i burgut të zymtë Sendaya, ku mijëra kundërshtarë të dinastisë Asad ishin burgosur, torturuar dhe vrarë.
Shoqata e vlerësoi pasurinë e Kanjo Hasanit në rreth 150 milionë dollarë, një pasuri që ai e ndërtoi nga paratë që mori nga familjet e të burgosurve që paguanin për të marrë informacion për të dashurit e tyre të burgosur, informacion që nuk u publikua kurrë. Koalicioni Kombëtar Sirian, një aleancë e politikanëve të opozitës siriane në mërgim tha se arrestimi i Mohammed Kanjo Hassan, "një nga kriminelët e regjimit të Asadit", përbën një hap të rëndësishëm për administrimin e drejtësisë dhe ndjekjen penale të kriminelëve.
