DETAJE TË REJA/ Tmerr në ajër, bie avioni dhe merr flakë në ditën e Krishtlindjeve, 67 veta në bord, vetëm 12 shpëtojnë (PAMJET)

 

Një avion me 67 persona në bord, 62 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit, është rrëzuar në ditën e Krishtlindjeve, pranë qytetit Akhtau në Kazakistan.

Raportohet se 12 persona kanë arritur që t’i mbijetojnë aksidentit tragjik ajror.

Agjencitë ruse të lajmeve raportuan se avioni i përkiste linjës ajrore Azerbaijan Airlines dhe ishte nisur nga Baku në Grozny, Çeçeni, Rusi.

Por për shkak të mjegullës në Grozny fluturimi ishte devijuar. Ministria e Emergjencave të Kazakistanit raportoi se avioni që po udhëtonte nga Baku në Drozny u rrëzua pranë Aktaut.

Në vendngjarje kanë shkuar 52 zjarrfikës dhe për momentin, nuk ka asnjë njoftim nga Azerbajxhani Airlines.