"Kujdes, gënjen mos ma thuaj ma"/ Debat i ashpër mes dy banoreve

Një debat i ashpër ka ndodhur sot mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit. Këngëtarja i është drejtuar gazetares me tone të forta, pasi ajo i ka thënë se gënjen.

“Kujdes, gënjen mos ma thuaj ma. Kur të kesh informacione të sakta se unë gënjen, atëherë… Unë e di që je vetëm motra e Olta Gixharit, atë njoh. Ty s’të njoh, ça halli ke? Të kam parë në televizion, nëpër evente nuk të njoh”, i thotë Rozana-Gertës.

Kjo e fundit është e bindur se këngëtarja gënjen.

Rozana e pyet atë se pse duhet të ketë informacion për të.

“Ti je thjesht një pastiço sot në drekë”, vijon Rozana, të cilës Gerta i përgjiget: “S’ke çtë bësh, do ta hash ama”.