Shtëpia e Borëbardhës dhe 7 xhuxhave, një shtëpi paralele, krahas asaj ku po qëndrojnë "vipat"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2024, 21:49
“Big Brother VIP” vjen me një risi këtë sezon, me një shtëpi paralele, krahas asaj ku po qëndrojnë vipat.
Ajo do quhet “Shtëpia e Borëbardhës dhe 7 xhuxhave”, e frymëzuar nga përalla e vëllezërve Grim.
Në të do qëndrojnë personazhe jo publikë, që do duhet të fitojnë të drejtën për t’iu bashkuar personazheve të tjerë. Ata do zgjedhin “Borëbardhën” e tyre, që do jetë një nga personazhet Vip, djalë apo vajzë.
Banorët e parë janë çifti Briseida dhe Juri, dhe Eda.
