Me cilën banore dëshiron Rozana të dalë në nominim? Këngëtarja: Unë me shpirt kisha…
Livia, Rozana dhe Redoni kanë bërë mbrëmë një bisedë të gjatë teksa rrinin te dhoma e grimit. Banorët po bisedonin se pse u zgjidh Gili lidere e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Por jo vetëm kaq, pasi Rozana u shpreh se ka dëshirë që të jetë në nominim javë për javë. Madje ajo shtoi se që javën e parë ka dëshirë që të jetë në nominim vetëm me Gertën.
Pjesë nga biseda:
Rozana: Po të ishin lojtarë të mirë, nuk e kishin shitur veten fare. Ia kishin dhënë të gjithë Gilit në fillim, duke qenë nata e parë kishin qëndruar të gjithë urtë, pastaj do kishin filluar nga loja. Do kishin parë spotet… ata dëgjuan avantazhin e menduan se do fundosnin ndonjë.
Livia: Unë kështu thashë, për avantazhin ja dhashë.
Rozana: Ti deri tani je i zeruar, ça janë thënë këtu nuk e di ça janë thënë aty brenda. E kupton
Redoni: Është fakt se nëse e sheh një konkurrent të fortë nuk do i jepje votën për lider. Nga inati dhe nuk do me e ngrit nëse ka avantazh. Mos u çudit. Unë e Gili ty ta dhamë
Rozana: Nuk prisja të ma jepnin
Redoni: Këtu qengji i butë…
Rozana: Mua mund të ma japin nëse avantazhi është të çoj dy vetë në nominim. E nuk do vë do si do
Redoni: Po ata nuk e dinë
Rozana: Po të jesh i zgjuar, ti a po e sheh lojën, e di se me mendjen tate kë mund të vë unë në nominim.
Redoni: Po nuk i shkon gjithkujt
Rozana: Problem i vet pastaj
Livia: Unë nga ty pres gjithçka, nuk je e parashikueshme. Ke një botë në vete
Redoni: Nuk e ka
Rozana: I kam letrat e hapura
Livia: Nga ty pres që një avantazh t’ia japësh edhe Gertës, kot. Për të bërë parashikimet e tua
Rozana: Gerta mund të jetë… Unë me shpirt kisha dashur që javën e parë të isha në nominim me Gertën, vetëm ne të dyja. Me shpirt, për këtë natë
Redoni: Pse?
Rozana: Kot për qejf, a kam ardhur për të luajtur? Rrezikoj
Redoni: Ti je Rozana Radi, ti je perfekt, po pse e fut veten në lojë kështu
Rozana: Kam adrenalinë, kam qejf
Redoni: Mos rreziko
Rozana: Në shtëpinë time shkoj, e di sa të mirë e kam krevatin
