VIDEO/ “Bëhem pishman nuk na zë gjumi natën” - Telefonuesi habit me përgjigjen
Tema e mbrëmjes në emisionin “D-Night” në “Ora News” për këtë të hënë ishte tepër interesante.
“A e kontrolloni telefonin e partnerit/es?” Kaq ka mjaftuar që një lumë mesazhesh dhe telefonatash të mbërrinin në studio.
Një djalë i ri i cili telefoni dha një përgjigje tepër komike. Ai tha se nuk e kontrollon telefonin e partneres së tij për një arsye madhore.
PJESË NGA BISEDA TELEFONIKE:
Dajana: E kontrollon telefonin e partneres ?
Telefonuesi: Jo nuk e kontrolloj telefonin
Dajana: Pse është kjo zgjedhje? Përse ke vendosur të mos e kontrollosh ?
Telefonuesi: Sepse i bie të bëhem pishman pastaj. S'na zë gjumi gjithë natën.
Dajana: Ti ke frikë se mund të shohësh diçka?
Telefonuesi: Po si dihet asnjëherë
Dajana: Po ajo ta kontrollon ty telefonin?
Telefonuesi: Jo,jo
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “D-NIGHT” NË “ORA NEWS”

