Kulla Eifel në flakë, Parisi në panik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2024, 12:39
Kulla Eifel u evakuua në mëngjes për shkak të një zjarri që filloi midis katit të parë dhe të dytë të boshtit të ashensorit.
Këtë e kanë bërë të ditur burime policore për mediat lokale. Zjarrfikësit e Parisit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shuar flakët. Gjithsej, rreth 1200 njerëz u evakuuan nga policia.
