Tragjike në Itali/ Pema e zuri poshtë, ndërron jetë 45-vjeçarja, shpëtojnë mrekullisht 3 fëmijët e saj

Një 45-vjeçare ka gjetur vdekjen në Itali, për shkak të rrëzimit të një peme, e cila e ka zënë poshtë.

45-vjeçarja e vrarë nga një pemë në Romë, ndodhej në park me tre fëmijët e saj, teksa ndodhej e ulur në një stol aty pranë.

Gruaja ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa një tjetër është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Tre fëmijët e gruas nuk kanë mbetur të lënduar dhe i janë besuar përkohësisht një të njohuri të viktimës.

Kryetari i bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, shkoi në poliklinikën Umberto  ku ndodhet në spital gruaja e plagosur rëndë nga rrëzimi i një peme në parkun Livio Labor në Romë. 

Prokuroria e Romës ka nisur hetimet për vdekjen e 45-vjeçares së vrarë nga një pemë e rrëzuar në parkun ku ndodhej me tre fëmijët e saj, të cilët mbetën të padëmtuar.