FOTO/ 16 tonë mbetje nga Italia në Shqipëri, dogana e Ankonës sekuestron mbetjet në një kamion

Policia doganore e Ankonës në Itali ka sekuestruar 16.000 kg mbetje të rrezikshme, që do transportoheshin nga Italia në Shqipëri

Siaps gazetares, Alba Kepi sekuestrimi i mallit të rrezikshëm u bë në Portin e Ankonës në një kamion që po imbarkohej në një anije drejt Durrësit.

Për transportin e tyre është e domosdoshme një procedurë bonifikimi realizuar nga kompania dhe autorizimi përkatës i vendit pritës, pra Shqipëria.

Syri tv mëson eskluzivisht se kompania qw transportonte mbetjet e rrezikshme drejt Shqipërisë kishte aktivitet në veri të Italisë.

Për gazetaren Alba Kepi, Guardia di Finanza Italiane ka konfermuar se ka hapur një procedim penal ndaj kësaj kompanie, pranë Prokuorisë së Ankonës.

Gjithashtu ka konfirmuar se kanë nisur dhe hetime analoge për verifikime të aktiviteteve të ngjashme drejt Shqipêrisë.

FOTO/ 16 tonë mbetje nga Italia në Shqipëri, dogana e