“Isha e sëmurë PSIQIKISHT, nuk doja të jetoja më, ” Zamira Kita rrëfen periudhën më të errët të jetës së saj

Në puntatën e sotme, në emisionin “Glamour Zone”, në “Ora News”, ishte e ftuar aktorja, Zamira Kita e cila rrëfeu periudhën e errët të jetës së saj, pas lindjes së vajzës.

Një pjesë nga biseda:

Ester Bylyku: Unë dëgjova një intervistë tënden dhe më bëri përshtypje sepse ke qenë nga të rrallat artiste dhe figura publike shqiptare, se femrat e kanë akoma tabu, që ka folur për depresionin pas lidndjes. Ke folur aq hapur dhe ke thënë gjëra që femrat I diskutojnë vetëm në tavolinë me njëra tjetrën. Mua më mbeti diçka që ti the, kur kam patur depresionin pas lindjes, vajzën e doja me shpirt por mu duk sikur po më prishej marrëdhënia me bashkëshortin. Si e rregullove këtë problem?

Zamira Kita: Përshembull unë isha e operuar, u ktheva në shtëpi dhe nuk kisha asnjë ndihmë, vetëm Benin. Ne të dy nuk kishim kapur një fëmijë me dorë. Unë kisha dhimbje të plagës, nuk e merrja dot vajzën ti jepja gji. Ngela e vetme natën. Ne kishim vetëm, një dhomë. Nuk vinte dot askush të më ndihmonte ose të flinte, mami ose motra. Ishte shumë e vështirë e mbase të gjitha ndikuan psiqikisht tek unë. Kjo është një gjë që kalon. Mua në 40 ditë më kaloi. Dikush e kalon mbas 2 muajsh, 6, 1 vit, por kalon. Duhet të flasin me mjekët, të marrin qetësues. Unë kalova ditë të tëra pa fjetur asnjë second natën. E di çdo të thotë pagjumësi, po të mos flesh fare, të mos dremitësh. Truri im nuk flinte më. E shkatërrova dhe Benin. Vajzën e doja shumë por prap thoja merrmani. Po të ma prekte njeri nuk I leja të ma merrnin. E ngrija në çdo 4 orë ti jepja gji. Më thonin mos e ngri, sa I bën gjumi nuk I bën ushqimi. Kur të zgjohet do pi. Pra, kam kaluar një periudhë shumë të vështirë por e kalova. Dhe sot mendoj që nëse më kthehet ajo gjendje, unë nuk do e përballoj më. Kisha merak mos më ndodhte edhe në menopauz, por jo, kaloi.

Ester Bylyku: Ndoshta të ndihmon edhe fakti që gjatë gjithë kohës je aktive.

Zamira Kita: Aktive isha e kur ngela shtatzënë, e kur linda vajzën. Por ndodhi, çështje hormonale. Trurin, atë se ke në dorë. Truri im nuk donte të flinte, më krijonte ankth. Më bëhej një grope këtu dhe përballë me dritaren ishin dritat e lokalit përballë. I shikoja sesi dritat derisa zbardhte ishin të ndezura. Pastaj fikeshin se zbardhte dita. Gjithë nata e vetëm qaja.

Ester Bylyku: Por pjesën që the se mendova se mu prish marrëdhënia me bashkëshortin si e rregullove?

Zamira Kita: Më dukej se erdhi vajza e unë nuk kisha mundësi të kaloja kohë me Benin. Në 40 ditë nuk mendoja dot as Benin, as gocën, as mamin, asgjë. Vetëm qaja dhe tundesha. Isha e sëmurë psiqikisht dhe po shkoja drejt çmëndjes. Nuk doja të jetoja më sepse më dukej që kishte ardhur momenti të gjeja një zgjidhje për t’iu dhënë fund dhimbjeve të mija shpirtërore të brendshme. Por kaloi. Të gjithë ato që e kalojnë duhen të kenë njerëz rrotull vetes. Duhet të kenë ndihmë, të kenë njerëz që t’iu flasin, t’iu shërbejnë. Të jenë të rrethuar nga dashuria. E njerëzit pranë për ti ndihmuar do ti shpëtojnë. Mua më dukej sikur nuk kisha asnjë njeri, nuk do ta rrisja dot . Më dukej vetja e paaftë, sikur do e merrja më qafë. Ajo ishte krijesa që doja më shumë më botë. Ajo ishte një ëngjëll, një mrekulli dhe nuk dija si do tia bëja. Më dukej sikur do mbytej qoftë edhe duke I dhënë gji. Pra, kisha nevojë për një njeri të më thonte: “Asgjë sdo ndodh Zamira, do kaloj, asgjë s’do ndodh”.