"30 vite më parë"- Eltoni mahnit rrjetin me FOTOT provokuese të Parashqevisë

Elton Ilirjani vazhdon të ndajë postime dhe mesazhe për këngëtaren Parashqevi Simaku në rrjetet e tij sociale.

Së fundmi, ai ka shpërndarë në Instagram disa foto të këngëtares të kapura më shumë se 30 vite më parë, duke i dhënë asaj një vëmendje të veçantë.

Në përshkrimin e fotove, ai shkruan: “Sepse përfundimi yt, pavarësisht gjithçkaje, do të jetë Hollywoodi. I gjithë arti yt po shihet nga e tërë bota”.