Paul McCartney dhe Ringo Starr ribashkohen në një koncert në Londër
Paul McCartney është ribashkuar me ish-pjesëtarin e grupit “Beatles”, Ringo Starr gjatë një koncerti në “O2 Arena”, në Londër, sipas BBC.
Bateristi u prit të enjten në skenë me duartrokitje përpara se ata të performoninn këngët klasike si “Helter Skelter” dhe hite të albumit të tyre të tetë “Sgt Pepper’s Lonely Hearts Club Band”.
“Kam kaluar një natë të mrekullueshme dhe ju dua të gjithëve”, tha Ringo Starr ndërsa dilte jashtë skenës. Ky ishte koncerti i fundit i turneut të “Got Back Tour” të McCartney, pas performancave të tij në Francë, Spanjë dhe Brazil.
Starr nuk ishte i vetmi i ftuar në mbrëmjen e së enjtes. Kitaristi i “Rolling Stones”, Ronnie Wood iu bashkua McCartney për një interpretim të “Get Back”, gjatë së cilës ky i fundit luajti me kitarën e tij origjinale “Hofner 500/1” për herë të parë pas më shumë se 50 vjetësh.
Instrumenti u vodh në vitin 1972, por McCartney e rigjeti atë në fillim të këtij viti.
Paul dhe Ringo, të cilët janë anëtarët e fundit të mbijetuar të “The Beatles”, kanë performuar së bashku disa herë që nga shpërbërja e grupit në vitin 1969.
Kjo përfshin koncertin e Ringo Starr në “Rock and Roll Hall of Fame” në 2015 dhe turneun e fundit të McCartney “Freshen Up”, në 2019.
