Kryeministri Tusk: Polonia mbështet fuqishëm integrimin e Ukrainës në NATO

Polonia do të bëjë gjithçka me fuqinë e saj për ta bërë një mundësi reale anëtarësimin e Ukrainës në NATO, ka thënë kryeministri polak Donald Tusk.

Sipas mediave të huaja, pas takimit me Volodymyr Zelenskyy në Lviv, Tusk shtoi gjithashtu se vendet perëndimore duhet të bëjnë gjithçka për të siguruar që Ukraina të dalë nga lufta me Rusinë pa humbje, me respekt për territorin dhe kufijtë e saj dhe me siguri për të ardhmen.

Kujtojmë se Ukraina i rriti përpjekjet e saj për t'u bashkuar me NATO-n pasi Rusia pushtoi vendin, në shkurt të dy viteve më pare.

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë më parë se ishte "e pashmangshme" që Ukraina të bëhej anëtare, por jo derisa të përfundojë lufta e saj me Rusinë.

Ndërsa disa vende të Evropës Lindore thonë se një lloj udhërrëfyesi duhet t'i ofrohet Kievit, ka vende të tjera që janë të kujdesshëm për çdo lëvizje që mund ta çojë aleancën e mbrojtjes më afër luftës me Rusinë.