BE HAP AMBASADË NË SIRI! Kallas: Nuk mund të lëmë vakum! Duhet të jemi të pranishëm
Shefja e politikës së jashtme të BE, Kaja Kallas ka njoftuar hapjen e Ambasadës së unionit në Siri. Këtë hap e quan me rëndësi për popullin sirian.
BE-ja do të rihapë ambasadën e saj në Damask pas bisedimeve që i cilësoi konstruktive me udhëheqësit e ri të Sirisë.
Shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas, tha se pas largimit së sundimtarit Bashar al-Assad ky është një hap shumë i rëndësishëm.
Për rikthimin e delegacionit në Siri, Kaja Kallas nga Parlamenti Evropian nënvizoi se prezenca e unionit në vend krijon më siguri për civilët atje.
"Ne nuk mund të lëmë vakum në Siri. BE-ja duhet të jetë e pranishme," tha ajo.
Shtetet evropiane së bashku me aktorë të tjerë ndërkombëtarë po përpiqen të keë ndikim në Siri pas përfundimit të dominimit pesë dekadash të familjes Assad me shpresë që grupet e tjera terroriste nuk do të përfitojnë nga situta.
Por ata janë të kujdesshëm ndaj autoriteteve të reja të udhëhequra nga grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham i cili është cilësuar si një organizatë "terroriste" nga disa qeveri perëndimore.
Nëntë ditë pasi Bashar al-Assad u rrëzua, shtetet perëndimore po hapin gradualisht kanale për autoritetet e reja në Damask të udhëhequra nga grupi.
Diplomatët gjermanë po planifikojnë gjithashtu bisedime me përfaqësuesit e HTS-së sipas ministrisë së jashtme gjermane.
Administrata e re ka paraqitur pak detaje mbi të menduarit e saj për hapat e ardhshëm për Sirinë.
Kryeministri i sapoemëruar Mohammed al-Bashir ka thënë se do të qëndrojë në detyrë deri në mars.

