VIDEO/ Shqiptaro-amerikani akomodon Parashqevi Simakun në një hotel në Manhatan

Shqiptaro-amerikani i njohur Elton Ilirjani përmes një instastory ka njoftuar ditën e djeshme se ka takuar artisten shqiptare, Parashqevi Simaku në New York.

Ilirjani ka postuar një foto me këngëtaren ndërsa shkruan se ajo është mirë. Por ai nuk është ndalur vetëm me një kafe por ka akomoduar këngëtaren në një hotel.

Ilirjani ka publikuar një tjetër video që tregon dhomën se ku do të qendrojë Simaku. Bashkë me Elvirën, gruan e cila e gjeti në rrugët e New York-ut Parashqevinë, ata e kanë marrë dhe e kanë dërguar në një hotel në Manhattan.

Filantropi homoseksual i njohur për aktivitetin në fushën e modelimit thotë se Parashqevia është mirë tashme dhe shumë shpejt do këndojë për publikun shqiptar. Në një tjetër video të publikuar këngëtarja pohon se do t’i rikthehet muzikës.