Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë/ Identifikohet viktima dhe i plagosuri (EMRAT+PAMJET)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2024, 14:41
Irakli Davella, 45 vjeç është shqiptari i cili u ekzekutua në një atentat të ndodhur mesditën e së dielës në Athinë.
Ndërsa i plagosuri është Edi Lolo. Ngjarja e rëndë ka ndodhur jashtë një kafene në zonën e Thrakomakedones.

Mësohet se është hapur zjarr nga një automjet i bardhë, që rezulton i vjedhur në mëngjes në zonën e Patisias në Athinë.

Viktima ka ndërruar jetë në vend ndërsa i plagosuri është në gjendje të rëndë pasi ka marrë plagë në kokë e bark.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Ndërkaq dyshohet edhe për një të plagosur të dytë.
Pamje nga atentati:

