Kosova “krizë” për mjekë/ Spitalet private marrin specialistë nga jashtë vendit

Mungesa e mjekëve të specializuar në Kosovë nuk ka prekur vetëm sektorin publik por edhe privation, ç’ka ka detyruar t’i zëvendësojë me ekspertë nga jashtë.

Kryetar i Bordit të Asociacionit të Spitaleve Private të Kosovës, Armend Agani për Ekonomia Online u shpreh se për të parandaluar fenomenin duhet përmirësim i kushteve të punës.

Mungesa më e madhe sipas tij shihet në sektorin e Kardiokirurgji, Onkologji dhe Ortopedi Spinale. Ai shtoi se të gjithë institucionet duhet që të bashkëpunojnë në të mirë të pacientëve.

Edhe pse Kosova ka çmimet më të lira për shëndetësinë në rajon, kjo sipas ekspertëve nuk e ndryshon faktin se kriza në vend ka sjellë që shumica prej mjekëve të specializuar të shohin emigrimin si zgjidhje.