Eliminatoret e Botërorit 2026, short interesant për Kosovën

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar sot kundërshtarët me të cilët do të ndeshet në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.

Nga ora 12:00 ka filluar hedhja e shortit për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Kombëtaret evropiane kanë zbuluar tashmë kundërshtarët e tyre, ku gjithsej 16 ekipe të UEFA-s do të kualifikohen për turneun e zgjeruar me 48 ekipe.

Kosova do të përballet në Grupin B me kombëtare të mëdha si Zvicra, Suedia dhe Sllovenia.