Çmenduri! Spitali Psikiatrik i Vlorës shpërndan pa fund në Facebook postimet e qeverisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2024, 11:59
Spitali Psikiatrik “Ali Mihali” i Vlorës duke se aktivitetin e vetëm e tij në Facebook ka atë të shpërndarjes së postimeve të bëra nga qeveria dhe në veçanti ato të ministres Koçiu.
Gazetarja Beti Njuma duke postuar disa screenshote shkruan se ky spital po përdoret për propagandë të ministres.
Njuma: Spitali psikiatrik i Vlorës si zyrë propagande e Ministres. Të vjen për të vjellë nga servilizimi i pafre! Se për çfarë i duhet një faqe Facebook-u një qendre të kujdesit për shëndetin mendor nuk e kuptoj. E aq më pak që të kthehet në zyrë shtypi të një ministreje. Çmenduri! Sartre do shkruante një “Neveri” të re!