Champions League/ Atletico bën detyrën ndaj Slovan Bratislavës, Lille triumfon ndaj Sturm Grazit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2024, 20:52
Atletico e Madridit bën detyrën përballë Slovan Bratislavës në “Metropolitano”, duke fituar me rezultatin 3-1 falë golave të Julian Alvarez dhe Antoine Griezmann që sigloi dygolësh.
Pjesa e parë u mbyll 2-0 për vendësit, me golin e parë të shënuar nga argjentinasi, për t’ia lënë stafetën sulmuesit francez.
Strelec ngushtoi diferencën në 2-1 në fillim të pjesës së dytë, por Griezmann vulosi fitoren 3-1.
Në takimin tjetër Lille fitoi 3-2 përballë Sturm Grazit, me Edon Zhegrovën që e ndoqi ndeshjen nga tribuna, pasi nuk ishte grumbulluar për arsye dëmtimit.
