Në “arrest shtëpie” shkon në zyrë, SPAK: Rexhë Byberi mori leje tek ne

Rexhë Byberi ish-kryebashkiaku i Tropojës, ka dalë me leje të posaçme nga SPAK nga arresti i shtëpisë, për të shkuar në ambientet e bashkisë.

“Ora News” u interesua pranë Prokurorisë së Posaçme ku bëhet me dije se do duhej të firmoste projekt buxhetin për vitin 2025.

Kërkesa është bërë nga Bashkia Tropojë që të paraqitet me datën 6 Dhjetor.

Kjo leje është aprovuar dhe pas firmosjes së projektbuxhetit, ish-kryetari i bashkisë Tropojë ka vazhduar masën e “arrestit në shtëpi”.

Një ditë më parë zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike Genta Vangjeli denoncoi kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberi, duke thënë se ka bërë takim me administratën e bashkisë, edhe pse është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, sipas saj, për tri akuza, me dëm financiar 2.8 milionë euro.