“GËRDECI”/ Mungojnë avokatët, shtyhet seanca për ish-ministrin Mediu

Shtyhet seanca në ngarkim të ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediut. Shkak u bë mungesa e dy avokatëve Ardian Visha dhe Henrik Ligori.

Gjykata i gjobiti të dy ata me 5 mijë lekë të reja, për shkak se mbrojtësit ligjorë të Mediut kërkuan ekspertët ushtarakë në seancën e kësaj të mërkure.

Njëri nga ekspertët, Fatmir Bozdo, në moshën 72-vjeçare me probleme shëndetësore, u paraqit ditën e sotme dhe i tha gjykatës se nuk mund të paraqitet një here tjetër për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ky i fundit deklaroi për togat e zeza, se i qëndron akt ekspertimit të bërë pas shpërthimit në Gërdec. Seanca e radhës u caktua në datë 18 dhjetor ora 09.00. Mediu është marrë i pandehur për “shpërdorim detyre” të kryer në bashkëpunim.