Bora vijon të zbardhë vendin, shoferëve u kërkohet kujdes

Reshjet e dëborës në qarkun e Korçës vijojnë. Ato kanë nisur prej mbrëmjes së djeshme, me intensitet të ulët deri mesatar në formë shiu dhe dëbore në zonat malore në mbi 1300 m.

Në rrugën e Dardhës nga km 9- 14 trashësia e dëborës ka shkuar deri në 8 cm. Mjetet borëpastruese gjatë natës, por edhe gjatë mëngjesit të sotëm kanë zbritur në terren për pastrim dhe kriposje duke bërë që qarkullimi të vijojë normalisht.

Mjetet duhet të tregojnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore, kur udhëtojnë për në zonat me prezencë dëbore.