FOTO+VIDEO/ Tym dhe flakë - Tragjedi në Itali, shpërthen një depo nafte në Firence, raportohen të vdekur, të plagosur, ka dhe të zhdukur
Një shpërthim ka ndodhur pak më parë në Firence të Italisë në një depo nafte. Për pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe nëntë të tjerë janë plagosur.
Ende nuk dihet fati i tre personave të cilët janë shpallur të zhdukur. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet zjarri dhe tymi i zi që errëson qiellin.

Në zonën e prekur nga shpërthimi, përveç tymit, ka një erë të fortë për shkak të djegies së hidrokarbureve, aq sa të pranishmëve u shpërndahen maska për të mbrojtur rrugët e frymëmarrjes.
Deposito #ENI di #Calenzano. 15 min. fa botto assurdo. speriamo non ci siano vittime.???????? pic.twitter.com/YXZlkQhn1n
— Lorenzo Arcidiaco (@LArcidiaco) December 9, 2024
Mbrojtja Civile Metropolitane është gjithashtu e pranishme në vend me asistencë të avancuar mjekësore. Zona është e mbyllur për qarkullimin e mjeteve.
Fortissima esplosione di una raffineria tra Campi Bisenzio e Calenzano. Onda d’urto dell’esplosione avvertita in tutta la zona di Firenze e provincia. Fiamme alte diversi metri e fumo nerissimo, probabilmente diversi feriti. Si raccomanda di chiudere le finestre. pic.twitter.com/ByG1HyT482
— regi (@Eleonor18590923) December 9, 2024
