Notre Dame bashkoi botën, Burimi: Emocioni i rihapjes së katedrales ishte i njëjtë me...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e veçantë të rihapjes së Katedrales së famshme ‘Notre Dame’ në Paris, Francë.

Gjatë kësaj ngjarjeje, ajo ka pasur rastin të takohet dhe të shkëmbejë disa fjalë me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e shqiptarëve ishte shtrëngimi i duarve mes tyre.

Për të folur për këtë temë, i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte analisti Genc Burimi.

"Emocioni i rihapjes së katedrales ishte i së njëjtës përmasë në emocionin që shkaktoi para 5 vitesh djegia e kësaj katedraleje. Kështu që është një gëzim i papërshkrueshëm sepse e kalon aspektin fetar. Ndërtimi i saj ka filluar në 1960. Për më tepër, edhe në arkitekturë përfaqëson stilin francez të katedraleve, quhet stil gotik, që më pas u imitua", u shpreh Burimi.