Hakmarrja simbolike/ Sirianët plaçkitin shtëpinë e ASAdit që u vodhi lirinë dhe gjithçka tjetër! (Video)
Pas 50-vitesh sundim me dorë të hekurt, udhëheqja e familjes Assad mbi Siri, ra të dielën përballë një sulmi të rrufeshëm të kryengritësve që morën kontrollin mbi Damaskun.
Shumë prej banorëve të kryeqytetit po u dukej e pabesueshme shpejtësia me të cilën Assadi humbi kontrollin e tij në vend pas gati 14 viteve të luftës civile që la pas vetes qindra mijëra të vrarë dhe zhvendosi gjysmën e popullsisë së vendit prej 23 milionësh.
Pas përhapjes së lajmit, se qeveria e Bashar Al Assad ra, mijëra qytetarë u dynden në rrugët e qytetit duke festuar për çlirimin e vendit nga diktatura.
Kryengritësit dhe qytetarët e shumët, mësynë në pallatin presidencial ku qëndronte Assad para se të arratisej nga vendi. Ata plaçkitën gjithçka.
Nga sendet me vlerë te karriget e abazhurët e pallatit presidencial, gjithkush mundi, plaçkiti diçka si hakmarrje ndaj diktatorit që për 25 vite iu mori lirinë dhe jetën.