"Të falënderoj për vetullat", Arditi e 'ngacmon' për 'look-un', Jonida Maliqi: Do vë katër...

Jonida Maliqi është një nga artistet që do të performojnë natën e dytë gjysëmfinale në “Kënga Magjike” në Tv Klan.

E teksa ndjek me vëmendje konkurrentët e tjerë në skenën magjike, Jonida Maliqi nuk ka kursyer batutat lidhur me paraqitjen e saj skenike të mbrëmjes së nesërme.

Biseda:

Ardit Gjebrea: “Muzika është përgjigjia”. Jonida, a ka ndonjë moment në jetën tënde që nuk e ke marrë këtë përgjigje apo ke marrë përgjigjen e gabuar?

Jonida Maliqi: Kjo është përgjigja që më ka shoqëruar përgjatë gjithë jetës. Muzika është përgjigja është lajtmotivi i jetës sime dhe i çdo artisti.

Ardit Gjebrea:Unë të falenderoj për një gjë, për vetullat sonte. U diskutuan aq shumë vetullat e tua të hequra sa nesër mbrëma do i bësh prapë ashtu, apo…?

Jonida Maliqi: Jo, nesër do të vendos katër (Qesh).

Ardit Gjebrea: (Qesh) Katër vetulla, ok faleminderit.