"Ishe boring"/ Gazetari e penalizon në garë, këngëtari 'flirton' dhe e puth: Dëgjoje në krevat me një...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2024, 22:01
Sonte ka nisur nata e parë gjysëmfinale e “Këngës Magjike”.
Në bllokun qëndror të skenës së festivalit magjik ndodhen artistët pjesëmarrës, në të njëjtën kohë dhe anëtarë të jurisë me peshën më të madhe të pikëve.
Pas performancës së këngëtarit të kategorisë 'new artist', Reinaldo Gaçi, juria dha tre të kuqe, ku dy prej tyre ishin dj Sardi dhe gazetari Andi Vrapi.
Pas një 'përplasje' që pati mes këngëtarit dhe Sardit, gazetari u shpreh se këngën do e dëgjonte kudo veçse në Pallat të Kongreseve jo.
Kjo bëri që Reinaldo mos i kursehet duke i thënë: "Dëgjoje në krevat më mirë, me një gotë verë."
Më pas ai i shkeli syrin dhe i dërgoi një puthje nga larg.
Pas puthjes dhe 'flirtit', ai gjithashtu e fton edhe në një takim për të pirë një gotë me verë.
