VIDEO/ Dashuri e pamundur - Çifti sherr në terren, situata del nga kontrolli
Një situatë e pazakontë ka ndodhur dje në terrenin e korpusit në emisionin “D-Night” në “Ora News”.
Tema e mbrëmjes kishte të bënte me vendimet më të vështira që keni marrë në jetë.
Vajza e cila ndaloi për intervistë tregoi vendimin që kishte marr së fundi për të cilin ishte penduar. Por që tani nuk kishte më mundësi ta kthente pas.
Ajo u shpreh: “Largova dikë nga jeta, dhe u pendova. Ashtu erdhën gjërat, i futa bllok dhe iku. U pendova më pas”.
Vajza bëri dhe një apel që djali të kthehej përsëri tek ajo.
Nuk vonoi shumë dhe djali u shfaq me makinë tek korpusi për ti dhënë një përgjigje live ish të dashurës. Përgjigje aspak shpresë dhënëse le të themi.
PJESË NGA INTERVISTA E DJALIT:
Djali: Ajo goca me targa angleze që i kishte dhënë bllok. Unë jam ai djali që më ka bërë bllok. Edhe thuaj atyre gocave që edhe sikur ta heqësh bllokun nuk shkruaj prapë.
Dajana: Pse jeni zëne se u bëmë kuriozë?
Djali: Si çdo çift që zihen për gjëra të vogla.
Xhelozia, ku del, janë llogari të shumta.
Gazetari: Po llogari do japësh ti, ja nuk jep hëngre bllok.
Djali: Edhe po ma hoqi bllokun si shkruaj më. S’ka shanse të dyta njëherë po u thye gota nuk ngjitet më.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “D-NIGHT” NË “ORA NEWS”


