PAMJE/ Autori i maskuar e priste jashtë hotelit, ekz*kutohet kreu i kompanisë më të madhe të sigurimeve në SHBA

Kreu i kompanisë amerikane të sigurimeve “UnitedHealthcare” është vrarë me armë zjarri në New York.

Brian Thompson u qëllua për vdekje të mërkurën jashtë hotelit “Hilton” në Manhattan ku ishte parashikuar të fliste në një konferencë investitorësh.

50-vjeçari është dërguar në spital dhe aty ka vdekur. Autori i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Thompson duket se ka qenë shënjestra e sulmit, pasi autori i dyshuar ka qenë i maskuar dhe e ka pritur jashtë hotelit me, ka thënë policia.

Mediat amerikane kanë publikuar edhe disa imazhe të autorit të dyshuar, i cili qëllon me armë zjarri ndërsa në kurriz mban edhe një çantë. Dëshmitarët thonë se pas krimit, autori është larguar me biçikletë.

“UnitedHealthcare” është kompania private më e madhe e sigurimeve në SHBA.

PAMJE/ Autori i maskuar e priste jashtë hotelit, ekz*kutohet kreu i