Arrestohet pas një viti marokeni në Itali/ Plagosi 6 herë me thikë shqiptarin, i sekuestrohet edhe drogë
Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 32-vjeçar maroken pasi më 18 tetor 2023 kishte plagosur me thikë një shqiptar. Policia ka ekzekutuar paraditen e djeshme urdhrin e arrestit në burg ndaj marokenit të dyshuar si autor i plagosjes së rëndë në tentativë që ndodhi tetorin e kaluar në një lokal në Parma.
I plagosuri ishte një shqiptar, i cili natën e 18 tetorit, teksa ndodhej në një lokal me një shok të tij, u sulmua nga një burrë. Dyshohet se plagosja ndodhi pas një debati të ndodhur pak para ngjarjes së rëndë. Marokeni i armatosur me thikë e ka goditur shqiptarin me gjashtë goditje në fytyrë, qafë dhe fyt. Shqiptari, pavarësisht plagëve të marra ka arritur të shpëtojë dhe të kërkojë ndërhyrjen e policisë.
Pas këtij episodi, lokali u mbyll për 7 ditë me urdhër të komisariatit të policisë. Pas hetimeve dhe këçyrjes së kamera u bë i mundur identifikimi i të riut. Gjatë ekzekutimit të urdhrit të ekzekutimit iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej rreth 100 gram lëndë narkotike e llojit hashash në posedim të një tjetër bashkatdhetari të subjektit nën hetim, gjithashtu i pranishëm në banesë, i cili u arrestua për posedim për qëllimi i trafikimit të lëndëve narkotike
