Sërish incidente në Gjeorgji, protestuesit përplasen me policinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2024, 22:43
Në Gjeorgji janë shkaktuar sërish incidente. Qytetarë të shumtë kanë protestuar sërish kundër vendimit të qeverisë për të pezulluar bisedimet për anëtarësimin e vendit në Bashkimit Europian.
Oficerët e policisë janë përplasur me protestuesit, ndërsa është përdorur edhe gaz lotsjellës për të përhapur protestuesit.
Demonstrata u krijua pranë parlamentit.
Nga ana e tij, kryeministri, Irakli Kombahicze argumentoi se përpjekja për të bërë një “revolucion” në vend dështoi.
