U vetëpl*gos në këmbë me armë zjarri, arrestohet 45-vjeçari në Lezhë! Policia: Posedonte armën pa leje dhe e fshehu

Një 45-vjeçar u vetplagos ditën e djeshme me armë zjarri, teksa sot policia ka njofuar se nga verifikimet e kryera rezultoi se armën e zjarrit e posedonte pa leje.

Policia sqaron më tej në lidhje me rastin se, 45-vjeçari me iniciale M. Gj., u vetëplagos në lokalin e tij dhe më pas ka fshehur armën, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës. Blutë njoftojnë se personi i vetëplagosur është nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë per veprime të mëtejshmë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit të dhënë mëngjesin e djeshëm, për vetëplagosjen në këmbë, me armë zjarri, të shtetasit M. Gj., 45 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë, informojmë se janë kryer veprimet procedurale për arrestimin e 45-vjeçarit, sepse nga verifikimet rezultoi se armën e zjarrit e posedonte pa leje.

Gjithashtu, ky shtetas, pas vetëplagosjes, në lokalin e tij, e ka fshehur armën, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës së rastit. Shtetasi M. Gj. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.