Netanyahu: Izraeli do të përgjigjet ashpër ndaj shkeljes së armëpushimit! Pentagoni: Pavarësisht incidenteve, marrëveshja po mbahet

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do t'i përgjigjet Hezbollahut që të qëllojë kundër ushtrisë izraelite.

"Qitja e Hezbollahut në malin Dov përbën një shkelje serioze të armëpushimit dhe Izraeli do t'i përgjigjet fuqishëm kësaj," paralajmëroi Netanyahu në një postim në X. "Ne jemi të vendosur të vazhdojmë të zbatojmë armëpushimin dhe t'i përgjigjemi çdo shkeljeje nga Hezbollahu, e vogël apo e rëndë.”

Hezbollahu tha se gjuajti të shtëna paralajmëruese "mbrojtëse" ndaj ushtrisë izraelite në përgjigje të "shkeljeve" të armëpushimit që vranë dhe plagosën civilë.

Nga ana tjetër, Pentagoni thotë se pavarësisht disa incidenteve, armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut po mbahet.

“Në përgjithësi, është vlerësimi ynë që pavarësisht nga disa nga këto incidente që po shohim, armëpushimi po mbahet”, u tha gazetarëve Patrick Ryder, një zëdhënës i Pentagonit.

Komentet e tij vijnë pasi Izraeli po premton një "përgjigje të ashpër" ndaj zjarrit të Hezbollahut, të cilin grupi libanez tha se e nisi si përgjigje ndaj shkeljeve të shumta të armëpushimit nga Izraeli.