Maho: Berisha u mbajt politikisht i izoluar, lirimi i tij erdhi edhe nga presioni ndërkombëtar
Përmes një interviste në Ora News, gazetari Armand Maho tha se lirimi i Sali Berishës tregon sesa politikisht u mbaj Berisha i izoluar, pasi nuk ka asnjë akuzë konkrete.
Maho: Lirimi i Berishës ishte i papritur, sepse mendonin se do të shihej në seancën e dytë të Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim i gjykatës tregon sesa politikisht u mbaj Berisha i izoluar. Lirimi i Berishës nuk kishte rrugë tjetër.
I gjithë procesi u ngrit nga një ish-hetues i komunizmit dhe një gjyqtare me nja 5-6 mbiemra. Në fund i çuan për avokate një nostalgjike të Enver Hoxhës.
Nuk e dimë akoma se çfarë akuze ka konkretisht Berisha. Askush nuk e di pse e mbante SPAK në arrest shtëpie. Pak a shumë Berisha akuzohej për një ligj që përfituar nja 5000 të tjerë, përpos dhëndrit të tij.
Në lirimin e Berishës ka pasur edhe një presion ndërkombëtar, sepse kemi pasur një rezolutë të fortë të PPE-ve dhe marrjen nga Strasburgu.

