Ndikimi i festave tek fëmijët/ Simo: Ngjyrat festive sikur na kthejnë pak në normalitet...

E ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ishte sociologia Marsi Simo, për të folur për ndikimin e festave tek fëmijët.

"Ne mund të gjejmë çfarëdolloj momenti për të folur me fëmijët, për të bërë reflektime dhe këto janë momente shumë të forta që edhe kur jemi të zhytur në rutinën tonë këto na shkundin dhe na bëjnë të ditur se çfarë po ndodh me realitetin dhe se çfarë masash duhet të ndërmarrë secili nga ne në rolin që ka, por në rolin kryesor të prindërimit. Në ditët që janë pushim dhe që dalin ato ngjyrat festive ne sikur na kthen pak në normalitet të paharruar duke e mbartur edhe realitetin por edhe fëmijët që të japim të gjitha ngjyrat. Përpos ngjarjeve që duhet të bisedojmë me fëmijët duhet të japim mesazhe shpresdhënëse". u shoreh Simo.