FOTO/ U kthye nga Amerika Latine, Atdhe Xharavina përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2024, 17:10
Pushimet duket se nuk kanë përfunduar mirë për Atdhe Xharavinën, ish konkurrenti i ‘Përputhen’ dhe gjithashtu ish-banori i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.
Pas një vizite në Amerikën Latine, Atdheu ka hasur në probleme me shëndetin. Ai ka postuar foto teksa gjendet nën kujdesin mjekësor, por nuk ka zbuluar më shumë detaje të asaj që i ka ndodhur.
Sikurse edhe shihet në imazhe, Atdheu nuk duket mirë në fytyrë. Pranë tij ndodhen edhe familjarët që janë shqetësuar shumë për shëndetin e Atdheut.
