Lajçak në ikje/ Gjanaj: Do të rifillojë nga zeroja dialogu, në lojë komunat me shumicë serbe
Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar takimin e radhës mes kryenegociatorit të Kosovës Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviç.
Sipas tij, ky takim me ndërmjetësimin e BE do të mbahet në muajin Dhjetor. Në një postim në rrjetet sociale, Lajçak ka bërë të ditur se vizitat e tij gjatë dy javëve të fundit në Gjenevë, Tiranë dhe Paris kanë qenë produktive.
Ramadan Gjanaj, politolog nga Brukseli tha se do të rifillojë nga zeroja dialogu sepse shihet shumë mirë që dialogu ka ngelur mes palëve.
Gjanaj: Më shumë duket si një takim i lamtumirës për Lajcak, ai e ka përfunduar punën e tij. Vjen komisioneri i ri dhe do të rifillojë nga zeroja sepse shihet shumë mirë që dialogu ka ngelur mes palëve. Të gjithë janë duke pritur atë Komisionerin e ri.
Lajçakut do të ritheksojë nevojën urgjente për krijimin e Asociacionit të komunave serbe dhe angazhimin e serbëve në zgjedhjet e ardhshme. Nuk pritet më shumë se kjo në këtë tryezë.
Kujtojme se takimi i fundit i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë ka qenë në muajin Tetor.
INTERVISTA E PLOTE ME POLITOLOGUN RAMADAN GJANAJ

