Qytetari përtej guximit: Dua të puth Dajanën!

Mbrëmja e djeshme në "D-Night" solli një temë tepër ngacmuese. Si do e jetonit ditën e fundit të jetës. Përveç studios me mesazhet dihet tashmë që në terren bëhet nami.

Një qytetar i cili ndaloi dhe u drejtua kjo pyetje pati një guxim të madh dhe shprehu dëshirën të puthi moderatoren Dajana Shabani. E cila si çdo herë nuk e kalon situatën pa ndonjë batutë gozhduese.

Pjesë nga intervista:

Kledisi: Nëse është dita e fundit e jetës, çfarë do bënit?

Qytetari: Unë doja të puthja njëherë Dajanën.

Dajana: Uaaaa...

Kledisi: Dajana si mendon ti? Dita e fundit.

Dajana: Po le ta ketë ditën e fundit. Leone mos bëj pyetje me përgjigje brenda. Është dita e fundit e atij, nuk është e imja. Jo do them unë prap.

Përfundon përgjigjen Dajana.