NË SHTËPI PAS PAQES! Nis zbatimi i armëpushimit, Mijëra njerëz kthehen në banesat e tyre

Mijëra banorë po kthehen në shtëpitë e tyre në jug të Libanit pas hyrjes në fuqi të armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Makina e furgona të mbushur me dyshekë, valixhe dhe madje edhe mobilie kaluan nëpër qytetin jugor të Tirit, i cili u bombardua rëndë në ditët e fundit përpara armëpushimit.

Në Liban, disa makina mbanin flamuj kombëtarë, të tjerat i binin borisë dhe dilnin nga dritaret e automjeteve duke gëzuar kthimin e tyre.

Marrëveshja hyri zyrtarisht në fuqi të mërkurën pasi të dyja palët arritën dakordësinë ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Franca.

Një fitore e rrallë për diplomacinë në një rajon të shkatërruar nga dy luftëra për më shumë se një vit.

"Forca duhet t’i hapë rrugën dialogut dhe negociatave. Kjo tani është arritur në Liban dhe duhet të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur në Rripin e Gazës”, tha Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot.

Ushtria e Libanit, e cila ka për detyrë të ndihmojë në sigurimin e armëpushimit, tha se po përgatitej të vendosej në jug të vendit.

Ajo kërkoi që banorët e fshatrave kufitare të vonojnë kthimin në shtëpi derisa ushtria izraelite, e cila ka zhvilluar luftë kundër Hezbollahut të tërhiqet plotësisht.

“Është krijuar për të qenë një ndërprerje e përhershme e armiqësive”, tha presidenti i SHBA. “Ajo që ka mbetur nga Hezbollahu dhe organizata të tjera terroriste nuk do të lejohet të kërcënojë përsëri sigurinë e Izraelit”.

Izraeli do të tërheqë gradualisht forcat e tij gjatë 60 ditëve pasi ushtria e Libanit merr kontrollin e territorit pranë kufirit të saj me Izraelin për të siguruar që Hezbollahu të mos rindërtojë infrastrukturën e tij atje pas një lufte të kushtueshme, tha Biden.

Ndërkohë kjo është parë si një shenjë e mirë për të ndalur edhe konfliktin në Gazë, ku izraeli është zotuar të shkatërrojë armikun e tij prej kohësh, grupin islamik palestinez Hamas, i cili udhëhoqi sulmet e 7 tetorit 2023 ndaj komuniteteve izraelite.

Ndërsa Izraeli vijon luftën ndaj Hamas në Gaza”