TRONDITET BRITANIA/ Zbulohen pamjet e dh*nës ndaj fëmijëve me aftësi ndryshe në Londër

Pamje shokuese po qarkullojnë në rrjet, ku fëmijë më autizëm dhe probleme të tjera të shëndetit mendor janë keqtrajtuar dhe dhunuar nga stafi që supozohet ti ndihmonte ata në problematikën e tyre.

Këto pamje vijnë nga Shkolla Whitefield në veri-lindje të Londrës.

TRONDITET BRITANIA/ Zbulohen pamjet e dh*nës ndaj fëmijëve me

Të veshura me mbulesë ngjyrë blu, këto i quanin dhoma qetësuese, por në fakt u kthyen në dhoma torture.

Rreth 40 fëmijë me aftësi të kufizuara në të mësuar dhe çrregullime të tjera mbylleshin për orë të tëra në këto dhoma.

Ata fillonin të qëllonin veten, të kalonin në gjendje ankthi dhe veprime të dhunshme si pasojë e mbylljes në më pak se 5 metra katrorë.

Shkolla Whitefield është vlerësua gjithnjë si një histori suksesi derisa, në vitin 2017, u zbulua për herë të parë përdorimin i dhomave pa dritare për të veçuar fëmijët.

500 orë pamje shqetësuese janë filmuar prej aty, shumica të pa transmetueshme.

BBC ka ndjekur të gjithë historinë, duke komunikuar edhe me prindërit e fëmijëve.

Familjet ishin ankuar shpesh që të vegjlit shkonin me lëndime në shtëpi, por justifikimi ishin goditjet që ata i bënin vete si pasojë e çrregullimeve.

Në një rast tjetër një shkollë e quajtur Include in Bury St Edmunds, e që ofron mundësi alternative për fëmijët jashtë orëve të ëmsimit, e njohur ndryshe si afterschool përdorte kafaze njësoj ai ato të kafshëve për fëmijët me aftësi ndryshe.

Sipas dëshmisë së një prindi kafazi mbulohej edhe nga një batanije kur fëmija bërtiste dhe djali i saj mbahej brenda një prej këtyre kafazeve deri në gjashtë orë, pa ujë ose pa akses në tualet.

Edhe një kafshë nuk do të kishte qëndruar dot kaq gjatë në kafaz flet ajo mes lotësh.

Shqetësimi kryesor i prindërve është se fëmijët e tyre kanë nevojë për ndihmë të specializuar për të trajtuar abuzimin me të cilin u përballën dhe ata do të jetojnë me pasojat e tij për pjesën tjetër të jetës së tyre.