Meshkujt duhet të konsumojnë me patjetër këtë vitaminë, rrezikoheni nga DISFUNKSIONI EREKTIL

Hulumtimet të cilat janë bërë në Itali kanë treguar që mungesa e vitaminës D, të cilën më së shumti e marrim nëpërmjet dritës së diellit, çon në rrezik të shtuar të disfunksionit erektil. Në test kanë marrë pjesë 143 meshkuj me formë dhe nivel të ndryshëm të disfunksionit erektil dhe pothuajse te gjysma e tyre është konstatuar që kanë mungesë të vitaminës D. Vetëm pesë prej tyre kanë pasur nivel optimal të kësaj vitamine.

Meshkujt me formën më të rëndë të disfunksionit erektil mesatarisht kanë pasur 24 për qind më pak nivel të kësaj vitamine nga meshkujt me nivelin mesatar të disfunksionit erektil. Sasia e pamjaftueshme e vitaminës D nxit prodhimin e radikaleve të lira të cilët quhen jone superokside. Këto radikale të lira zvogëlojnë molekulat e monoksidit të azotit, të cilat u ndihmojnë enëve të gjakut që të funksionojnë mirë. Nëse keni vërejtur probleme të caktuara me ereksionin, shkoni për t’u kontrolluar te mjeku juaj dhe verifikoni nivelin e vitaminës D. Si zgjidhje më të lehtë mjekët rekomandojnë marrjen e suplementeve në dozë ditore prej 30 nanogramëve.

Një përqindje e konsiderueshme e djemve dhe burrave sot përballen me mungesën e vitaminave dhe mineraleve të rëndësishme. Kjo situatë, e lidhur kryesisht me një dietë të varfër në fruta dhe perime, ka rezultuar në statistika shqetësuese: rreth 77% e meshkujve nuk marrin mjaftueshëm magnez, vitaminë D dhe B12. Vitamina D3 është thelbësore për prodhimin e testosteronit dhe mbështetje në shëndetin e kockave, trurit dhe ekuilibrin e humorit. Mungesa e saj rrit ndjeshëm rrezikun e atakut në zemër.

Vitamina B12, e domosdoshme për energjinë dhe shëndetin nervor, gjendet kryesisht në produktet shtazore, si mishi dhe peshku. Vitamina A, C dhe E, të njohura për fuqinë e tyre antioksiduese, janë po ashtu të rëndësishme për mbrojtjen nga mutacionet qelizore dhe forcimin e imunitetit. Vitamina K kontribuon në shëndetin e kockave dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, ndërsa magnezi është thelbësor për funksionimin e duhur të muskujve dhe parandalimin e tensionit të lartë.

Acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe janë të rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe trurit, duke u gjetur në peshq si salmoni dhe sardelet. Për më tepër, një nivel i ulët i kaliumit rrit rrezikun e problemeve kardiovaskulare dhe dobëson metabolizmin. Kaliumi është i pranishëm në ushqime si avokado, fasulet dhe bananet. Kjo situatë nënvizon rëndësinë e një diete të balancuar dhe pasur me lëndë ushqyese për shëndetin e përgjithshëm të meshkujve.