ADELE JEP LAMTUMIRËN! Këngëtarja nga Las Vegasi thotë: Nuk e di se kur do të dua të rikthehem
Adele u përlot në koncertin e saj të fundit në Las Vegas, duke i përshëndetur përkohësisht spektatorët dhe duke shprehur pasiguri për rikthimin e saj në skenë. Emocionet e këngëtares prekën publikun, duke e bërë ndarjen edhe më të veçantë.
Këngëtarja Adele u përlot gjatë koncertit të saj të fundit në Las Vegas, pasi u dha lamtumirën e përkohshme, spektatorëve duke thënë se nuk e di se kur do të rikthehet të performojë sërish.
Superylli britanik Adele qau të shtunën mbrëma teksa luante shfaqjen e saj të 100-të dhe të fundit në Las Vegas.
Ajo i ka kaluar dy vitet e fundit duke luajtur një rezidencë në fundjavë në “Caesars Palace” me kapacitet prej 4000 personash.
Gjatë gjithë qëndrimit të saj ajo shpesh ndërvepronte me fansat, por ka treguar se përvoja ka qenë e lodhshme emocionalisht.

Fituesja e cmimit Grammy ne fund u tha fansave mes loteve se e "nuk e di se kur do të performoj përsë.
“Ka qenë e mrekullueshme dhe do të më mungojë shumë, ju do të më mungoni shumë. Nuk e di se kur do të dua sërish të performoj. S’po bëj asgjë tjetër. E vetmja gjë që di të bëj mirë është këndimi. Unë thjesht nuk e di se kur do të dua të rikthehem në skenë, por ju dua”, përfundoi këngëtarja Adele fjalimin saj.
Kujtojm që ADEL e nisi “Weekends With Adele” në nëntor 2022. Disa muaj më parë, ajo njoftoi se do të tërhiqej nga muzika pas mbylljes së koncerteve në Las Vegas.
Megjithëse në koncert, Adele i siguroi të pranishmit se me kalimin e kohës “do të rikthehet”.
Këngëtarja shpjegoi se arsyeja që i realizoi koncertet duke qëndruar në Las Vegas dhe jo duke bërë një turne ishte djali, Angelo 11 vjec, duke shtuar se tashmë mundet të kalojë fundjavat me të.

Teksa kujtojmë që një vit më parë këngëtarja është rrëzuar në prapaskenat e koncertit të saj në Las Vegas, për shkak të një ataku të nervit shiatik.
Këngëtarja falënderoi të fejuarin e saj, Rich Paul që “e përkrah gjithnjë dhe e bën të ndihet sikur mund të bëjë çfarëdo ajo dëshiron”.
Më tej, ajo shprehu ndjesitë për pjesëmarrjen e Celine Dion në një nga koncertet e saj në tetor, duke thënë se “qau për plot një javë”, kjo pasi Adele ka ndjerë gjithnjë admirim për artisten kanadeze.


