Stuhia ‘Bert’ godet Mbretërinë e Bashkuar/ Konfirmohet viktima e parë

Mbretëria e Bashkuar është zgjuar nga një stuhi e fortë rreth 82 milje në orë, stuhi e quajtur ‘Bert’. Sipas raportimeve të fundit të mediave britanike kjo stuhi ka shënuar viktimën e parë, pasi ka ‘shkulur’ një pemë e cila i ka marrë jetën një të moshuari’

Një burrë rreth të 60-ave vdiq fatkeqësisht në Hampshire pak para orës 8:00 të mëngjesit të sotëm pasi një pemë ra mbi makinën e tij.

Burri po ngiste një Mercedes të zi në drejtim të jugut, midis Kings Worthy dhe Winnall, teksa u konstatua tragjikisht i vdekur në vendngjarje.

Familjet në Belfast janë ‘bllokuar’ brenda shtëpive të tyre pasi zjarrfikësit po nxjerrin ujin nga përmbytjet, siç raportohet nga BBC.

Zyra e Meteorologjisë ka lëshuar shtatë paralajmërime të motit të verdhë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar po përgatitet për erëra me shpejtësi 70 milje në orë, borë të dendur, shi dhe përmbytje.

British Gas paralajmëroi gjithashtu se është e këshillueshme që të grumbullohen ushqime dhe ujë pasi stuhia ‘Bert’ pritet të hyjë në fuqi të plotë.