Izraeli bombardon Bejrutin/ Sulmi në ndërtesa e banimit, 4 viktima
Një sulm masiv izraelit ka rrafshuar një ndërtesë banimi në qendër të kryeqytetit libanez, Bejrut. 4 persona janë vrarë dhe më shumë se 20 janë plagosur. Shifrat i ka bërë të ditura Ministria e Shëndetësisë të Libanit.
Katër persona kanë mbetur viktima nga sulmi i forcave izraelite ne Bejrut dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.
Sulmi masiv rrafshuar një ndërtesë banimi në qendër të kryeqytetit libanez lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Libanit.
Ndërtesa 8-katëshe u shkatërrua plotësisht pa paralajmërim nga pesë raketa në lagjen Basta me popullsi të dendur të kryeqytetit
Ky është sulmi i katërt i Izraelit këtë javë në qendër të Bejrutit. Të hënën, Hezbollahu tha se zëdhënësi i tij, Mohammed Afif ishte vrarë në një sulm ajror.
Në muajt e fundit, sulmet izraelite kanë vrarë disa anëtarë të lartë të Hezbollahut në Bejrut, duke përfshirë liderin e grupit Hassan Nasrallah.
Armiqësitë u përshkallëzuan pasi Hezbollahu i mbështetur nga Irani lëshoi raketa të përsëritura në Izrael në solidaritet me Hamasin, grupin palestinez që kreu sulmin vdekjeprurës të 7 tetorit 2023 në Izraelin jugor.
Qëllimi i deklaruar i Izraelit në luftën e tij kundër Hezbollahut është të lejojë kthimin e rreth 60,000 banorëve që janë zhvendosur nga komunitetet në Izraelin verior për shkak të sulmeve të grupit.
Në Liban, konflikti ka vrarë më shumë se 3,500 njerëz dhe ka detyruar më shumë se një milion të largohen nga shtëpitë e tyre, thonë autoritetet libaneze.
Më parë këtë javë, një ndërmjetës amerikan vizitoi Izraelin dhe Libanin në një përpjekje për të siguruar një armëpushim, por nuk ka komentuar publikisht për ndonjë detaj.
Ndërsa kujtojmë që Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj duke lëshuar urdhër-arrest kundër kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahu, dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Joav Gallant.
Arsyeja janë krimet e mundshme të luftës dhe krimet kundër njerëzimit, për të cilat përgjegjës mund të jenë politikanët.


