HONG KONG – 45 aktivistë pro-demokracisë dënohen me 4 deri në 10 vjet burg në çështjen më të madhe të sigurisë kombëtare
Dyzet e pesë ish-ligjvënës dhe aktivistë u dënuan sot me katër deri në 10 vjet burg – në çështjen më të madhe të sigurisë kombëtare të Hong Kongut, sipas një ligji të imponuar nga Pekini, i cili shkatërroi një lëvizje dikur të lulëzuar pro-demokratike, sipas AP.
Ata u ndoqën penalisht sipas ligjit të sigurisë kombëtare të vitit 2020 për rolet e tyre në zgjedhjet jozyrtare paraprake.
Prokurorët thanë se qëllimi i tyre ishte të paralizonin qeverinë e Hong Kongut dhe të detyronin liderin e qytetit të jepte dorëheqjen – duke synuar një shumicë legjislative dhe duke e përdorur atë për të bllokuar buxhetet e qeverisë pa dallim.
Të 47-të aktivistët akuzohen në çështjen më të madhe të sigurisë kombëtare të Hong Kongut.
Një gjykatë në Hong Kong dënoi 45 nga 47 të pandehurit për komplot për të kryer përmbysje për organizim ose pjesëmarrje – në një zgjedhje jozyrtare paraprake për legjislaturën e qytetit në 2020.
Shumica e të pandehurve ishin politikanë të opozitës. Të tjerë përfshinin një biznesmen, një punonjës social dhe një brez të ri aktivistësh pro-demokracisë
