“Çmendet” shqiptari në Itali, i vë fl*kën makinës së policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2024, 22:37
Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi i vuri flakën makinës së policisë në Peschiera del Garda.
Shqiptari ka thyer xhamin e mjetit, ka hedhur benzinë brenda, duke i vënë më pas flakën.
Kamerat e vëzhgimit kapën të gjithë skenën, duke lejuar oficerët ta identifikonin shpejt.
Shqiptarit iu shtua një tjetër akuzë pasi iu gjetën thika. 38-vjeçari rezulton me precedentë penalë për dhunë në familje.
