Le Pen drejt arrestit? Çobani: Akuzë që është ngritur prej disa vitesh, bëhet fjalë për fondet e BE-së
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2024, 19:09
Gazetari, Genc Çobani në një intervistë në Ora Neës u shpreh se akuza për Le Pen ka kohë që është ngritur dhe bëhet fjalë për fondet e BE-së.
Çobani: Në fakt nuk është një çështje e re.
Është një akuzë që është ngritur prej disa vitesh.
Është një akuzë që ka kohë që është ngitur për zonjën Le Pen.
Bëhet fjalë për fondet e BE-së.
Le Pen siç e dini është deputete e parlamentit europian dhe atje ajo dhe deputetë të tjerë të partisë së saj që janë eurodeputetë kanë krijuar vende fiktive sekretarësh për ti paguar me fondet e BE-së.
